12:40 / E Mërkurë, 17 Qershor 2020 / indeksADMonline

Zyrtarë të AAK-së takohen me Lajçakun, theksojnë qëndrimin e tyre për njohje reciproke Kosovë-Serbi, në kufijtë ekzistues

Ministri i Drejtësisë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Selim Selimi, ka njoftuar se kanë zhvilluar një takim  me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Selimi ka thënë tutje se në këtë takim i është shprehur qëndrimi i AAK-së  për procesin e dialogut, duke thënë se ata janë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht obligative, e cila duhet të rezultojë me njohje reciproke në kufijtë ekzistues, transmeton IndeksOnline.

Ndërsa në takim po ashtu zyrtarët e AAK-së i kanë shprehur qëndrimin e tyre Lajçakut, për përfshirjen e SHBA-së në dialog, duke thënë se pikërisht për një përfshirje të tillë ka qenë i zëshëm edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Po ashtu në takim Selimi ka shkruar se tani është koha që Kosovës t’i jepet një vendim i shpejtë për heqjen e vizave./IndeksOnline/

Postimi i plotë: