75 Mall Live Search
13:58 / E Premte, 17 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zyrtarët e Gjykatës Kushtetuese bëhen me karrige me pëlhurë

Karriget e Gjykatës Kushtetuese si duket nuk janë komode për zyrtarët e saj në mënyrë që ata të kryejnë punën e tyre për të cilën janë aty.

Gjykata Kushtetuese ka shprehur nevojë për veshje me pëlhurë të karrigeve zyrtare, transmeton Indeksonline.

Madje, ka nënshkruar edhe kontratë më një mobilieri në Prishtinë, ku kjo buxhetit të shtetit i ka kushtuar 980 euro.

Në një tender të publikuar tek përshkrimi i kontratës thuhet:

“ Veshja me pëlhurë e karrigeve zyrtare të GJKK-së. Vlera e parashikuar e kontratës 990.00Euro. Financuar: Buxheti i Konsoliduar i Kosovës”, thuhet në të.

Tre operatorë kanë aplikuar, ndërsa një nga ta ka nënshkruar kontratën.

Vlera e përgjithshme me të cilën është nënshkruar kontrata është 980 euro.

Data e incimit të aktivitetit të prokurimit është 2 gusht ndërsa data e nënshkrimit të kontratës është 13 gusht./Indeksonline/