75 Mall Live Search
20:11 / E Diele, 30 Qershor 2019 / indeksADMonline

Zyrtarët e KZAZ-së bartin kutitë e grumbulluara pas votimeve, përcillen nga policia

Në orën 19:00 janë mbyllur zyrtarisht të gjitha qendrat e votimit në Shqipëri.

Tanimë ka nisur edhe grumbullimi i kutive, në mënyrë që të bëhet numërimi i votave.

Zyrtarë të shumtë të KZAZ-së janë parë duke bartur kutitë në dorë, të përcjellur nga pjesëtarë të policisë përderisa në disa qendra tashmë ka përfunduar edhe bartja e kutive.

Indeksonline do t’iu mbajë të informuar lidhur me procesin e numërimit si dhe rezultatet finale nga zgjedhjet e sotme në Shqipëri./Indeksonline/