75 Mall Live Search
13:25 / E Hënë, 08 Qershor 2020 / indeksADMonline

Zyrtarët e lartë të shëndetësisë monitorojnë protestat mbarëkombëtare, nga frika e përhapjes së koronavirusit

Zyrtarët e shëndetësisë kanë ngritur shqetësimin për përhapjen e koronavirusit pasi mijëra njerëz tashmë janë duke marrë pjesë në protestat kombëtare që u shkaktuan nga vdekja e George Floydit.

Qendrat e SHBA-së, për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve thanë të dielën se po vëzhgojnë nga afër demonstratat që po ndodhin në SHBA dhe paralajmëruan se mbledhje të tilla mund të nxisin transmetimin e koronavirusit. Disa shtete tashmë po shohin tendenca të rritjes të rasteve të reja.

Për tre muaj, vendi kaloi një moment historik të rëndë, duke vdekur 100.000 persona të infektuar, në fund të majit. Zyrtarët e shëndetit publik kanë thënë që pa masat bllokuese, numri i të vdekurve mund të kishte qenë dukshëm më i lartë.

Ndërsa ato bllokime u ngritën dhe masa të tjera u liruan, CDC-ja dhe zyrtarë të tjerë të lartë të shëndetit u kërkuan amerikanëve të përdorin mbulesa fytyre kur të dalin jashtë dhe të mbajnë gjithmonë distancën.

Por protestat e mëdha e bëjnë të vështirë mbajtjen e udhëzimeve të rekomanduara për distancimin shoqëror dhe “mund t’i rrezikojnë të tjerët”, tha zëdhënësi i CDC-së, Kristen Nordlund në një deklaratë.

“Është shumë herët të dimë se çfarë efekti do të kenë këto ngjarje ndaj Covid-19. Zyrtarët shtetërorë dhe vendorë do të marrin vendime për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë publike bazuar në rrethanat në terren”, tha ai.

Në fillim të këtij muaji, drejtori i CDC-së, dr Robert Redfield tha që protestuesit duhet të vlerësohen dhe testohen për virusin.

“Unë mendoj se për fat të keq ka një potencial, që kjo të jetë një ngjarje ‘mbjellëse'”, tha ai – veçanërisht në zonat metropolitane ku ka pasur një transmetim të rëndësishëm.

Deri tashti, më shumë se 1.942,000 njerëz janë infektuar në SHBA dhe të paktën 110.514 kanë vdekur, sipas Universitetit Johns Hopkins./Indeksonline/