15:51 / E Mërkurë, 18 Maj 2022 / B O

Zyrtarët e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal realizuan vizitën studimore në Turqi

Ministria e Zhvillimit Rajonal si rezultat i vazhdimit të bashkëpunimit me Ministrinë e Teknologjisë dhe Industrisë të Republikës së Turqisë kanë realizuar një vizitë studimore në institucione dhe organizata të cilat mbulojnë fushën e zhvillimit rajonal për të shkëmbyer praktikat e mira nga data 09-13.05.2022.

Vizita e parë u realizua më datë 09.05.2022 në Ministrinë e Teknologjisë dhe Industrisë e cila udhëheq zhvillimin rajonal në Turqi, në takim zyrtarët e MZHR-së z.Besim Kamberaj zv.Sekretar i Përgjithshëm i MZHR-së, z.Ergin Bunjaku Këshilltar i parë i ministrit të MZHR-së z.Ylber Çitaku zv.Drejtor i Departamentit për Zhvillim Rajonal, znj.Fatmire Thaçi Udhëheqëse e Divizionit për Analiza Socio-Ekonomike Rajonale dhe stafi tjetër i delegacionit u pritën nga Drejtori i Përgjithshëm z.Baris Yeniçeri sipër sistemin e zhvillimit rajonal në Turqi së bashku me stafin e tij dhe zyrtarët e Agresionit Zhvillimor të Ankarasë.

Në këtë takim zyrtarët e MZHR-së prezantuan shkurt sistemin e zhvillimit rajonal dhe politikat në Republikën e Kosovës pastaj u informuan për Zhvillimit rajonal në Turqi, projektet, planifikimi, monitorimi i punës së 26 Agresioneve Zhvillimore dhe performance e tyre. Në këtë takim u diskutua mundësia e një marrëveshje të bashkëpunimit me një program konkret të ngritjes së kapaciteteve për zyrtarët e MZHR-së dhe të Agjensioneve Rajonale Zhvillimore.
Vizita e dytë u realizua më datë 09.05.2022 në Ankara një projekt të realizuar nga Agjensioni e Zhvillimor i Ankarasë projekti i qendrës së punimeve artizane (Punë dore), gajtë vizitës stafi I MZHR-së ishte i shoqëruar nga Zyrtarët e MTI dhe stafi i AZH të Ankarasë.

Vizita e tretë u realizua më datë 10.05.2022 në Baypazar tek dy projekte të financuara nga Agjensia Zhvillimroe e Ankarasë projekti i Muzeut jetesës dhe projektin e fshatit të jetesës të dy projektet si atraksione turistike, gjatë kësaj vizite stafi I MZHR-së u shoqërua nga Sekretari i Përgjithshëm i Agjencisë Zhvillimore të Ankarasë Dr.Cahit Çelik dhe stafi i tij si dhe nga zyrtarët e MTI-së.
Vizita e katërt u realizua më datë 10.05.2022 në Ankara në Teknopark i cili ka 6700 punëtorë dhe 450 kompani, ku është realizuar takimi me qendrën Teknonet Animation Technologies and Game Development Center ATOM ku zyrtarët e MZHR-së u priten nga z. Riza Yolacan DrejtoriI qendrës ATOM, cili prezantoi punën e qendrës si dhe mënyrën e përgrahjes së Startap-eve nga faza e parainkubimit, inkubimit deri tek faza e zhvillimit.
Takimi i pestë u realizua më datë 11.05.2022 në Konya në Agjensinë Zhvillimore Mevlana dhe zyrën mbështetëse të agjencisë, ku u njohën për së afërmi me punën e kësaj agjensie dhe projektet e mbështetura nga agjencia zhvillimore si dhe aktivitetet bashkërenduese që i realizon me komuna, biznese dhe akterë tjerë. Në takim zyrtarët e MZHR-së u priten nga z.Inhsan Bostanci Drejtor i Agjensisë Zhvillimore Mevlana në Konya.
Takimi i gjashtë u realizua më datë 11.05.2022 në Konya ku zyrtarët e MZHR-së u priten nga z.Mahmut Sami Shahin Drejtor i Administratës Rajonale në Konya i cili njoftoj për projektet e mbështetura nga Administrata Rajonale e cila është në kuadër Ministrisë së Teknologjisë dhe Industrisë, ku u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen. Më pastaj u vizituan dy projekte të mbështetura nga Administrata Rajonale projekti i Agrikulturës të kultivimit të perimeve, si dhe projekti i agrikulturës në shkollën për personat me aftësi të kufizuar.
Takimi i shtatë u realizua më datë 11.05.2022 në Konya me Guvernatorin e Konya z.Vahdettin Ozkan i cili prezantoi punën në Konya, në takim u theksua mundësia ne të ardhmen për bashkëpunim të MZHR-së me akterët relevant në Konya si Administratën Rajonale dhe Agjencinë Zhvillimore.
Takimi i tetë u realizua më datë 11.05.2022 në Zonën Industriale njëra nga më të mëdhatë në Turqi e cila ka rreth 54,000 punëtorë dhe rreth 750 kompani që operojnë në këtë zonë e cila ka 1200 hektarë. Menaxheri çështjeve administrative të qendrës së zonës industrial z.Ali Karakaya prezantoi të gjitha shërbimet qe I ofron kjo qëndër për bizneset që operojnë në zonën industrial, strukturën e zonës, numrin e bizneseve, numrin e të punësuarave në këtë zone. Pas këtij projekti në hapësirat e kësaj zone u vizitua edhe projekti shkencorë Agrikulturs për nxënësit, projekti i qendrës shkencore për të rinjtë dhe InnoPark.
Takimi i nëntë u realizua më datë 12.05.2022 në Edirne në hapësirat e Agjensionit Zhvillimor ku zyrtarët e MZHR-së janë pritur nga z.Mahmut Sahin drejtor i Agjensionit Zhvillimor si dhe znj. Bahar Manav – Koordinatore e Agjencionit, pastaj janë vizituar disa projekte të turizmit të përkrahura nga Agjensioni Zhvillimor.
Takimi i dhjetë është realizuar më datë 12.05.2022 në Universitetin e Edirnes ku zyrtarët e MZHR-së janë pritur në takim nga Rektori i Universitetit Dr.Erhan tabakoglu dhe Prorektori i Univeristetit Dr. Murat Turkyilmaz ku është diskutuar për programet e këtij universiteti në raport me tregun e punës si dhe mundësia e përkrahjes së studentëve të Kosovës gjatë dhe pas studimeve me një program të përbashkët. Pas takimit me Rektorin dhe Prorektorin së bashku është mbajtë një takim me një grup të studentëve Kosovarë që studiojnë në këtë universitet ku është diskutuar për sfidat dhe mundësitë e tyre.
Takimi i njëmbëdhjetë u realizua më datë 13.05.2022 në Stamboll në qendrën e trajnimeve shkolla 42 në fushën e Teklologjisë informative ku zyrtarët e MZHR-së janë pritur nga Drejtoresha e qendrës znj.Sertaç Yerlikaya si dhe janë prezantuar programet dhe hapësirat e punës së kësaj qendre, si dhe është diskutuar edhe mundësia e transferimit të programeve të ngjashme edhe në Kosovë.