75 Mall Live Search
14:52 / E Hënë, 11 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Zyrtarët e Nismës i gëzohen vendimit të PZAP-it: Masi që e kena hangër mjaltën për prag, shihemi në Kuvend

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa-PZAP mori vendimin pozitiv për Nismën Socialdemokrate, duke i anuluar të gjitha votat e ardhura nga Serbia dhe rinumërimin e të gjitha votave.

“Lidhur me ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD, ka vendosur që të pranojë të bazuar ankesën dhe ka urdhëruar KQZ-në, që të largojë nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e votuesve jashtë Kosovës të ardhura nga Serbia. 23 ankesa janë hedhur te pasafatshme dhe të palejuara. 25 ankesa janë refuzuar të pabazuara. 1 ankesë konstatohet e tërhequr”, thuhet në njoftimin e PZAP-it.

Edhe pse kjo nuk është përfundimtare, anëtarët e Nismës kanë filluar që t’i gëzohen këtij lajmi, transmeton Indeksonline.

Luan Maloku, zyrtari Nismës Socialdemokrate shkroi “Shihemi në kuvend”.

Postimi i plotë:

Foto 2014-2019

Masi qe e kena hanger majten për prag. Shihemi ne kuvend./Indeksonline/