Zyrtarët e PSD-së pengojnë fjalimin e kryeminsitrit Hoti, ai reagon me qetësi

Dy zyrtaret e Partisë Socialdemokrate, Teuta Rrusta dhe Natyrë Kuçi kanë penguar fjalimin e kryeministri, Avdullah Hoti, të organizuar nga KDI-ja për dialogun.
Sipas tyre, shef i Ekzekutivit duhet t’u dalë në mbrojtje grave-femrave në republikë, raporton Indeksonline
“Dhuna në familje. Për këtë arsye, grave u cenohen të drejtat. Pse dialogu është më i rëndësishëm se jeta e grave. Bëni veprime konkrete”, ishte kërkesa e tyre.
Ndërsa, Hoti reagoi me qetësi ndaj fishkëllimave të tyre.
“A dëshironi të dëgjoni deklarata, apo veprime të institucioneve…”, u shpreh ai. /Indeksonline/.