75 Mall Live Search
08:35 / E Premte, 13 Janar 2023 / B O

Zyrtarët e shtetit rrezikojnë në të premtën baksuze, me 4Z në vijë të plotë, me veturë diplomatike 130 në orë në zonën 80-të

Sot është e premte dhe data 13-të, që në mitologji njihet si e premtja “baksuze”. Zyrtarët e shtetit kanë gjetur këtë ditë tersi për të rrezikuar në komunikacion.

Pa nisur mirë orari i punës, një zyrtar shtetëror shihet duke u futur në tejkalim në një kthesë të rrezikshme në rrugën Prishtinë-Pejë.

Shoferi i 4Z ia del disi të shmangë aksidentin në tejkalim, por ra pre e fotografimit të kësaj shkelje të rregullave në komunikacion.

Në hyrje të Prishtinës një veturë diplomatike në mëngjesin e sotëm është parë për ngutë në lëvizje. Në zonën ku maksimumi i shpejtësisë është 80 kilometra në orë, vetura shihet duke lëvizur në 130 kilometra në orë./Indeksonline/