Zyrtarët partiakë mblidhen te zyrat e AAK-së

Në ora 12:00 është paraparë të fillojë takimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Tashmë në zyrat e kësaj partie kanë filluar të vijnë zyrtarë të shumtë, ndër ta deputetët Daut Haradinaj, Pal Lekaj, Shkumbin Demaliaj e Gazmend Abrashi, raporton Indeksonline.
Arsyeja e takimit të sotëm thuhet të jetë situata e krijuar brenda koalicionit qeverisës si dhe kundërshtim që partia e Ramush Haradinajt ka për kryeministrin e vendit, Avdullah Hoti.

Duhet përkujtuar që mos-pajtime në mes dy palëve pati edhe ditën e nënshkrimit të marrëveshjes në Washington.
Poashtu Haradinaj u shpreh i pakënaqur lidhur me veprimet e partnerit të koalicionit qeverisës rreth mospjesëmarrjes së zyrtarëve të kësaj partie në takimet e kryeministrit Hoti, në procesin e dialogut.


Ai ka thënë se nuk është në rregull të shkojë Hoti në takime me koordinatorin shtetëror për dialogun Skënder Hysenin e jo me njerëz të AAK-së, me të cilën LDK-ja është në koalicion./Indeksonline/

