75 Mall Live Search
21:41 / E Mërkurë, 09 Shtator 2020 / indeksADMonline

Zyrtarët përgjegjës në ‘gjumë’, në lagjen Mati 1 vazhdon betonimi në orët e vona të mbrëmjes!

Parashihet që punimet që bëhen në ndërtesa të ndryshme të kryhen gjatë ditës.

Por një gjë e tillë nuk po respektohet nga një kompani në lagjen ;Mati 1′ në Prishtinë.

Madje të njëjtit po vazhdojnë betonimin edhe në orët e vona të mbrëmjes.

Në një video të dërguar në Indeksonline shihet qartë vazhdimi i punimeve nga kompania e njohur për redaksinë.

Banorë të kësaj lagje në kushtet anonimiteti kanë thënë për redaksinë e Indeksonline se tashmë kanë lajmëruar policinë, inspektorët përgjegjës dhe komunën, por që nuk është ndërmarrë ende asgjë.

Pavarësisht se ora është 21:39, punimet janë duke vazhduar./Indeksonline/