75 Mall Live Search
09:36 / E Hënë, 14 Mars 2022 / k.v

Zyrtarët policor që pritet të arrestohen tashmë janë lokalizuar, aksioni i IPK-së ende po vazhdon (Video/foto)

Kombibusët e Inspektoratit Policor të Kosovës që do të bartin policët e prangosur, tashmë kanë arritur afër Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, raporton IndeksOnline.

Një numër i madh i policëve, përfshirë edhe eprorë, e që janë në listë për tu arrestuar nga IPK, ndodhen brenda objektit dhe të njëjtit janë lokalizuar nga hetuesit.

Ekipi i IndeksOnline ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po raporton ekskluzivisht në lidhje me këtë rast.

Këtij aksioni të madh i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të madh të zyrtarëve policorë.

Ata dyshohen për marrje të ryshfetit dhe për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Pjesë e aksionit është edhe Prokuroria Speciale dhe Dogana e Kosovës./IndeksOnline/