Zyrtarët policorë gjejnë portofol gjatë patrullimit dhe ia kthejnë pronares
Gjatë orëve të pasdites të së dielës, më 29 dhjetor 2025, zyrtarët policorë, derisa ishin në patrullim këmbësor, kanë gjetur një portofol në rrugën “Vesli Klark” në Vushtrri.
Në portofol ndodheshin një shumë parash, kartela bankare si dhe dokumente të ndryshme personale. Pas veprimeve policore dhe verifikimeve të nevojshme, policia ka arritur të identifikojë pronaren e portofolit.

