12:21 / E Mërkurë, 23 Dhjetor 2020 / Blerim

Zyrtarët policorë kryejnë trajnimin “Menaxhimi i vijës së mesme”

Sot, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, disa nga zyrtarët policorë të cilët kanë kryer trajnimin “Menaxhimi i vijës së mesme”, kanë prezantuar hulumtimet e realizuara, para u. d. Drejtorit të Përgjithshëm dhe nivelit të lartë ekzekutiv të policisë.

Disa nga temat e përzgjedhura për prezantim, si rezultat i hulumtimeve të zyrtarëve policorë të ndara në grupe ishin:1. Përdorimi i internetit nga zyrtarët policorë në trajnimin “Menaxhimi i vijës së mesme”.2. Aktivitetet policore gjatë pandemisë ‘Covid 19’ në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj. 3. Ndikimi i pandemisë ‘Covid 19’, në dhunën në familje. 4. Roli i policisë në hetimin e veprave penale të kryera nga të miturit në bazë të ligjeve të aplikuara në Kosovë.

Këto hulumtime të realizuara nga zyrtarët policorë të cilët kanë kryer trajnimin “Menaxhimi i vijës së mesme”, do të merren në shërbim të Policisë së Kosovës, për analizë dhe implementim sipas vlerësimeve dhe nevojës policore.