Zyrtarët policorë mbajnë testin me shkrim për gradën toger, për herë të parë në sistemin Prims

Zyrtarë të Policisë së Kosovës i janë nënshtruar sot testit me shkrim për gradën toger, proces ky i cili do të vazhdojë me fazat tjera.
Për herë të parë pjesëtarët e policisë kanë realizuar këtë test me shkrim, por në mënyrë elektronike sipas sistemit Prims, transmeton Indeksonline.
Testit me shkrim i janë nënshtruar të gjithë rreshterët policorë që i kanë plotësuar kriteret.

Njoftimi i plotë:
Informacion
Ashtu siç është planifikuar dhe publikuar njoftimi zyrtar, me datën 4 dhe 5 shkurt 2020 Policia e Kosovës, bazuar në Udhëzimin Administrativ Nr. 02/2019 për procedurat e gradimit për zyrtarë policorë dhe Procedurën Standarde të Operimit PSO-07/DP-07 për gradim në Policinë e Kosovës, ka mabajtë testin me shkrim për gradën toger, proces ky i cili do të vazhdojë me fazat tjera.
Kjo është hera e parë që testi me shkrim mbahet në mënyrë elektronike sipas sistemit Prims. Testit me shkrim i janë nënshtruar të gjithë rreshterët policorë që i kanë plotësuar kriteret.
