17:27 / E Martë, 26 Qershor 2018 / indeksADMonline

Zyrtarët shëndetësor: Produktet sanitare të shpërndahen falas

Zyrtarët e shëndetësisë kanë kërkuar që produktet sanitare të jepen falas në spital dhe në shtëpitë me të ardhura të ulëta, me shpresën për të luftuar varfërinë.

Ata po bëjnë thirrje që të zgjerohet aksesi i produkteve sanitare, veçanërisht për pacientët dhe gratë me prejardhje të varfër, të cilat nuk mund t’i përballojnë ato.

“Situata është kaq e dëshpëruar që gratë janë të detyruara të përdorin letër higjienike, mbetje të pëlhurave ose nganjëherë asgjë”, ka thënë bashkë-kryesuesja e komitetit të studentëve të mjekësisë BMA, Mita Dhullipala.

“Furnizmi gjatë periodave është thelbësore, por ato mund të jenë të paarritshme për dikë”, tha ajo.

Statistikat e publikuara nga Plan International UK gjatë vitit të kaluar tregojnë se një në 10 vajza të moshës 14 deri 21 nuk mund të mund të mbulojnë shpenzimet për gjërat sanitare në Britani./Indeksonline/