11:44 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

Zyrtarët shëndetësor zbulojnë dietat më të mira dhe më të këqija të vitit

Zyrtarët shëndetësor janë zbuluar dietat më të mira dhe ato më të këqija.

Dieta DASH mbretëron për vitin e tetë me radhë si dieta e parë dhe më e mirë, e cila me theks të veçantë përbëhet nga perimet dhe drithërat, me marrje të ulët të mishit të kuq, ëmbëlsirave dhe pijeve me sheqer, sipas renditjes vjetore të 38 dietave nga Institutet Kombëtare të Shëndetit.

Për të marrë vlerësime të larta, një dietë duhet të jetë relativisht e lehtë për t’u ndjekur, e sigurt, efektive për humbje peshe dhe mbrojtës e kundër diabetit dhe sëmundjeve të zemrës, transmeton Indeksonline.

“DASH nuk është një dietë e trilluar, por një plan i shëndetshëm i ngrënies që mbështet ndryshimet afatgjate të jetës”, shkruajnë autorët në analizën e raportit amerikan të zyrtarëve shëndetësor.

Abby Sharp, ka thënë për Daily Mail gjetjet nuk janë befasi dhe se duhet të inkurajohen njerëzit që të shmangin dietat kufizuese, që përfundimisht kanë tendencë në shtimin e peshës.

“DASH dhe dieta mesdhetare renditen vazhdimisht si numri një sepse nuk eliminojnë krejtësisht ndonjë ushqim”, ka thënë ai.

“Ato janë të balancuar mirë dhe të lehta për t’u ndjekur, sepse ato përfshijnë një shumëllojshmëri të gjerë të ngrënies dhe ushqimeve të shijshme- duke përfshirë edhe verën e kuqe”.

Sipas tyre kufizimi i ushqimeve mund të cojë në humbje të shpejtë të peshës, porse cdo gjë që kufizon ka një tendencë që më pas të shtojë peshë./Indeksonline/