75 Mall Live Search
20:31 / E Premte, 08 Prill 2022 / MSH

Zyrtarët ukrainas: Trupat ruse tërhiqen nga Sumy

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës ka njoftuar sot se forcat ruse kanë përfunduar tërheqjen nga rajoni verior i Ukrainës, Sumy. Ndërkohë, shtohet se po vijon grumbullimi i forcave në lindje të vendit.

“Okupatorët rusë i tërhoqën plotësisht trupat e tyre nga rajoni i Sumy-t në Federatën Ruse”, thuhet në një deklaratë të Shtabit të Përgjithshëm në Facebook.

Ushtria ruse njoftoi më herët se po tërhiqej nga veriu i Ukrainës dhe rreth Kievit për të përqendruar përpjekjet në rajonin lindor të Donbasit.

Sipas asaj që thuhet në deklaratën e Shtabit të Përgjithshëm, trupat ruse kanë vijuar të grumbullohen në rajonet jugore të Zaporizhzhia-s dhe Donetskut lindor dhe vijuan ofensivën në drejtim të Popasna-s dhe Severodonetsk-ut, në rajonin lindor të Luhanskut.