Zyrtari amerikan i mbrojtjes: Rusia synon rrethimin e Kievit!

Volodymyr Zelensky është duke komanduar dhe kontrolluar ushtrinë e Ukrainës për më shumë se një javë, pas pushtimit të vendit të tij nga Rusia.
ShBA beson se shumica e sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe raketore të Ukrainës janë ende të zbatueshme, pavarësisht rreth 480 sulmeve raketore, shkruan The Independent.
Vlerësimi i Pentagonit vjen një ditë pasi forcat ruse pushtuan qytetin jugor të Khersonit dhe zgjeruan bombardimet brutale të zonave civile në të gjithë vendin.
Qyteti jugor i Mariupolit ka qenë nën granatime të vazhdueshme për 26 orë, tha nënkryetari i bashkisë së qytetit, ndërsa banorëve të tij po u mungon uji dhe energjia elektrike.
Në anën tjetër, një zyrtar amerikan i mbrojtjes tha se Shtetet e Bashkuara besojnë se ushtria ruse synon të rrethojë Kievin dhe ka krijuar terrenin për atë rrethim me një bombardim të rëndë gjatë 24 orëve të fundit.
Ata shtuan se Rusia kishte vendosur 90 për qind të forcave prej 150,000 trupash që presidenti Vladimir Putin kishte grumbulluar në kufirin me Ukrainën brenda vendit.
Ndërkohë, Zelensky vazhdimisht po mban në dijeni popullin ukrainas mbi ngjarjet që po zhvillohen.
Në një fjalim drejtuar kombit të enjten, presidenti Zelensky tha se Ukraina ishte një “komb që theu planet e armikut brenda një jave, plane që janë ndërtuar prej vitesh, në mënyrë të pabesë, të qëllimshme, me urrejtje ndaj vendit, ndaj popullit”.
“Ushtria jonë, rojet kufitare, mbrojtja territoriale, madje edhe fermerët e zakonshëm kapin ushtrinë ruse në baza ditore. Dhe të gjithë thonë një gjë: Ata nuk e dinë pse janë këtu,” shtoi Zelensky.