Zyrtari amerikan: Putin ka përdorur dy të tretat e fuqisë ushtarake ruse
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/02/d-17.jpg)
Presidenti rus Vladimir Putin ka përdorur dy të tretat e fuqisë totale luftarake ruse që ai aplikoi për këtë pushtim, u tha gazetarëve të dielën një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane, shkruan CNN.
Kjo “do të thotë ende se ai ka një të tretën jashtë Ukrainës, gjë që nuk është e parëndësishme,” tha zyrtari.
Shtetet e Bashkuara kanë vlerësuar se “që nga mëngjesi i sotëm” forcat ruse “kanë lëshuar më shumë se 320 raketa”.
Shumica e këtyre raketave janë “raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi”, shtoi ai.