Zyrtari amerikan takoi përfaqësuesit e sistemit gjyqësor

Ndihmëssekretari Amerikan për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd D. Robinson, takoi përfaqësuesit e sistemit gjyqësor, atij prokurorial dhe të Shërbimit Korrektues.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj deklaroi se SHBA-ja ndihmoi në masë të konsiderueshme gjyqësorin në vend.
Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani tha se është mirënjohës për kontributin e SHBA-së në pajisjet e ofruara për shërbimin e tyre.
“Donacioni është i rëndësishëm. Ndihma juaj çdo vit bën që dhjetëra zyrtarë të SHKK-së të marrin pjesë në trajnime jashtë vendit”, ka thënë Dibrani./IndeksOnline/
