Zyrtari doganor për kolonën në Han të Elezit: Dalja e maunave është rekorde

Zyrtari doganor, Afrim Matoshi, ka thënë se në pikëkalimin kufitar në Han të Elezit është krijuar kolonë për shkak të numrit të madh të maunave transportuesve që duan të kalojnë andejpari.
“Gjatë ditës së punës fluksi i maunave është më i madh. Intensiteti i punës është shumë i madh, punohet me orar 12 orësh. Ka maune të zbrazëta dhe me ngarkesë. Ditëve të punës fluksi është i njëjtë”, është shprehur Matoshi.
“Prej tetë në mbrëmje kur e kemi pranuar ndërrimin janë mbi 60 maune që kanë dalë, është dalje rekorde”.
Matoshi ka thënë në Edicionin Special se në stinën e pranverës përballen me fluks më të madh të automjeteve të ngarkesës që kalojnë nëpër këtë pikë.