16:38 / E Enjte, 29 Nëntor 2018

Zyrtari i AAK-së, Isa Mustafës: I ka bërë shërbëtorin Thaçit

Zëvendësminisri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, përmes një statusi në Facebook, ka goditur qëndrimet e fundit të liderit të LDK’së, Isa Mustafa. Sipas Berishës, Mustafa po mashtron sepse ai po e kundërshton ndarjen, ndërsa po dëshiron ta rrëzoj kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili është deklaruar po ashtu kundër ndarjes.

Tutje, zyrtari i AAK-së përmend se Mustafa ka shtyrë deputetët e LDK-së, që ta votojnë zgjedhjen e Thaçit President.

Shkrimi i plotë i Berishës:

Ku është problemi i Isa Mustafës?!

Isa Mustafa, ankohet se presidenti është duke punuar në ndarjen e Kosovës.

I njëjti Isa Mustafa, na thotë se ndalja e projektit të ndarjes është rrëzimi i kryeministrit z. Haradinaj, respektivisht kundërshtarit më të madhe të ndarjes.

Mashtrim i bukur apo jo?!

Athua, Isa Mustafa kujton që dinakëria e ironia e tij është e palexueshme për ne?

Athua, kujton ai se ne kemi harruar aq shpejt, që nê sytë e botës, si një shërbëtori i zellshēm, pa fije dinjiteti iu bënte presion deputetëve të LDK-së, për të zgjedhur presidentin që tash kinse ankohet?

Athua, kujton ai, se ne nuk e dimë, se kjo është vetëm një detyrë e rradhës që e ka marrë, për të shfrytëzuar LDK-në, në rrëzimin e kundërshtarit të ndarjes.

Sigurisht, që për ne është i lexueshëm ky rol mjeran i tij. Shpresoj ta lexojnë mirë edhe deputetet e LDK-së, e kam fjalën për ata/ato që nuk e kanë lexuar heren e kaluar. Së paku, të mos ankohen më se nuk e kanë ditur.