75 Mall Live Search
09:14 / E Enjte, 18 Shtator 2025 / F.R

Zyrtari i KEDS-it dyshohet për ryshfetmarrje, në Gjilan

Një zyrtar i KEDS-it po dyshohet për marrje ryshfeti në fshatin Cerrnicë të Gjilanit.

Sipas raportit të policisë, thuhet se ankuesi mashkull kosovar ka informuar se i kishte dhënë para për të kryer shërbim të pagesës të dyshuarit mashkull kosovar,  zyrtar i KEDS-it.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Fsh. Cerrnicë, Gjilan 17.09.2025-14:00. Ankuesi mashkull kosovar,  ka informuar se i kishte dhënë para për të kryer shërbim të pagesës të dyshuarit mashkull kosovar,  zyrtar i KEDS-it. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.