75 Mall Live Search
21:15 / E Shtunë, 10 Dhjetor 2022 / MSH

Policisë së Kosovës i duhet përkrahje nga shoqëria

Shkruan: Nexhmedin Hyseni

Besoj se, toka nuk pranon gjë më të urryeshme se njeriun mosmirënjohës, sikurse nuk ka jastek më të butë se ndërgjegja e pastër, sepse edhe engjëlli, edhe djalli, gjenden tek i gjalli.

Policia nuk është vetëm e njërit, por e të gjithëve e për të gjithë.

Kot e kanë secili “individualisht apo në menyrë grupore” që me veprimet e tij/tyre tentojnë ta sfidojnë Misionin e Shenjtë që ka Policia e Republikës sonë! Siguria jonë!

Policia jonë🇽🇰 fatmirësisht, është shembullore ndër shtetet e rajonit, e neve popullit nuk na mbetet gjë tjetër përveç se, duhet të krenohemi që i kemi një Polici të tillë!🙏🏻

Në policinë tonë, aq shumë ekzistojnë profesionistë e ekspert të lartë të sigurisë, ku përmes punës së jashtëzakonshme e të shkelqyeshme dhe tejet të sukseshme në luftimin ndaj dukurive negative në vendin tonë, bëjnë që shteti ynë del të jetë faqebardhë me përplot suksese në vendin tonë dhe në arenën ndëkombatere!

Si qyetatar të ketij vendi, policët tanë duhet t’i duam, t’i çmojmë, duhet t’i respektojmë dhe t’i ndihmojmë në çdo kohë për të mirën e ketij vendi, që shumë breza ndër vite kanë derdhur gjak për ndertimin e shtetit tonë🇽🇰

Njerëzit e mirë nuk kanë nevojë për ligjet që të mësojnë se si të veprojnë me përgjegjësitë.

Ndersa, njerëzit e këqinjë kërkojnë me kujdes që brenda ligjeve të gjejnë mënyra për tu fshehur pas tyre.

#GjithmonëmeJu! #PoliciaeKosoves

Zoti ju bekoftë

Në çdo sfidë e çdo sukses!