08:55 / E Shtunë, 02 Mars 2019 / indeksADMonline

Zyrtari i lartë amerikan flet nga Greqia, tregon edhe njëherë arsyen pse Kosova duhet ta heq taksën

Dialogu ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë me patjetër duhet të rezolutojë me njohje reciproke njdërmjet dy vendeve, edhe nëse do të ketë korrigjim kufijsh. Kështu ka parlajmëruar zëvendës- ndihmës sekretari  amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, në një panel dedikuar Evropës Juglindore në Forumin Ekonomik Delphi, që po mbahet në Greqi.

Sipas tij, Serbia duhet ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, dhe të njëjtën duhet ta bëjë edhe Kosova.

Duke folur për pozicionimin e  SHBA-së se për bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë, Palmer ka deklaruar se ekziston një keqkuptim rreth pozicionit amerikan.

“E theksoj se SHBA-ja dëshiron të ndihmojë në atë çfarë palët në dialog dëshirojnë të bëjnë. Marrëveshja e Prespës ishte e suksesshme sepse krerët e të dyja palëve e donin atë. Ne duam që kjo të përsëritet në negociatat midis Serbisë dhe Kosovës, dhe Beogradi e Prishtina të pranojnë marrëveshjen. Nuk ka linja të kuqe, por nuk ka as fatura blanko”, është shprehur ai.

Ndërsa, Palmer ka rikujtuar se Kosova duhet ta heqë ose pezullojë taksën sepse, sipas tij, ajo është pengesë për avancim në bisedime.

Ai përkujtoi se Shtetet e Bashkuara ndër vite e mbështesin Kosovën dhe tani është e nevojshme që Kosova të përgjigjet si partnere. “SHBA dëshiron të ndryshojnë kontekstin në të cilin do të merret vendimi  dhe kjo është arsyeja pse ata duan të hiqet taksa”, tha ai.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se nëse SHBA-ja kërkon nga ai të heq dorë nga posti i kryeministrit, do ta bënte një gjë të tillë, por heqjen e taksës nuk do ta bënte as me kërkesën e aleatit kryesor të Kosovës.

Haradinaj tha se nuk e ngre dorën me asnjë kusht për të hequr taksën ndaj Serbisë, ndërsa pozitën do ta linte nëse ia kërkon Amerika.

 “Po të vije amerikani e të më thotë, ‘Ramush, a po e lëshon detyrën’, unë largohem. Por nuk e çoj dorën ta heq taksën ndaj Serbisë, unë këtë e kam thënë që nuk e bëj”, tha ai në një intervistë për televizionin publik. /Indeksonline/