75 Mall Live Search
16:09 / E Enjte, 25 Janar 2024 / Gj. Sh

Zyrtari i Lartë Amerikan për Tregti viziton Comoditën, impresionohet me prodhimet

Në Fabrikën për Prodhimin e Dyshekëve Comodita Home në Gjakovë po qëndron për vizitë zyrtari i lartë tregtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës me bazë në Budapest të Hungarisë, Neil Pickett, njëherësh përgjegjës për rajonin.

Gjatë vizitës, amerikani u prit nga anëtarë të bordit të “Devolli Corporation”, ku dhe pa nga afër produktet të cilat prodhohen në fabrikën e Comodita Home.

Comodita Home

Po ashtu Pickett vizitoi edhe laboratorin e kompanisë ku u njoftua për kualitetin, materialet dhe produktet finale të cilat prodhohen për eksport ndërkombëtar pëfshirë edhe ShBA-të.

Theksojmë që Comodita Home është prodhuesi më i madh i dyshekëve në Kosovë e rajon.

Dyshekët e ketij gjiganti kanë qenë kryeeksporti i Kosovës për vitin 2023.

comodita home