Zyrtari i lartë amerikan pritet ta vizitojë Kosovën, dje bisedoi me Vuçiqin dhe shprehu zhgënjimin e vendimit për targat!

Këshilltari Special amerikan, Derek Chollet dje ka patur një bashkëbisedime me presidentin serb, Vuçiq.
Chollet ka thënë se me presidentin serb ka ndarë zhgënjimin amerikan lidhur me vendimin e Kosovës që të mos e shtyjë zbatimin e vendimit për targat.
I njëjti zyrtar pritet të vije në Kosovë brenda pak ditëve.
Zyrtari i lartë i Sekretarit të Shtetit Antony Blinken, pritet që në Prishtinë të zbarkojë për të diskutuar me zyrtarët e lartë shtetërorë për situatën e krijuar në Veri./Indeksonline/