Zyrtari i lartë i DASH-it njoftohet nga Komandanti i KFOR-it për sigurinë në Kosovë dhe rajon

KFOR ka njoftuar se komandanti Enrico Barduani është takuar me Zyrtarin e Lartë të DASH’it për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan.
Hanrahan ka qenë i shoqëruar nga e Ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati.
KFOR thotë se Barduani ka dhënë një përditësim për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon.
“Gjeneralmajor Barduani dha një përditësim për situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon dhe për përpjekjet e KFOR-it. Ai nënvizoi angazhimin e qëndrueshëm të KFOR-it për të kontribuar në sigurinë e qëndrueshme anembanë Kosovës. Ai përshëndeti gjithashtu kontributin e gjatë dhe të vazhdueshëm të SHBA në përpjekjet e KFOR-it dhe stabilitetin rajonal.”