Zyrtari i LDK-së: Faktet madhore të shtetësisë nuk guxon t’i injoroj askush

Zyrtari i LDK-së, Valon Murtezaj, të shtunën ka publikuar datat më të rëndësishme e të “pa lëkundshme” siç i quajti ai, për shtetformimin e Kosovës.
Murtezaj tha se faktet madhore të shtetësisë së Kosovës nuk mund t’i injoroj askush, shkruan IndeksOnline.
Postimi:
Koordinatat e palëkundshme të shtetit të Kosovës
Qershori 1999 – Çlirimi i Kosovës nga forcat e NATO-s dhe lufta për liri e UÇK-së.
Dokumenti Ahtisaari
Shpallja e Pavarësisë më 2008
Opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë 2010
dhe mbi të gjitha :
Diskriminimi sistematik i regjimit të Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës gjatë 1989-1999.
Vrasjet, deportimi, krimet kundër njerëzimit, dhe përpjekja për gjenocid 1998-1999.
Vullneti i popullit të Kosovës për të jetuar të lirë dhe të pavarur dhe të barabartë.
Këto janë faktet madhore të shtetësisë së Kosovës, që askush nuk mund t’i injorojë.
Dhe që askush nuk guxon t’i injorojë.