75 Mall Live Search
14:53 / E Hënë, 09 Mars 2020 / indeksADMonline

Zyrtari i NATO-s në Bruksel, rezulton pozitiv me coronavirusin

Një punonjës në selinë e NATO-s, në Bruksel, është vetëkarantinuar në shtëpi pasi doli pozitiv me coronavirusin, konfirmoi sot një zëdhënës i NATO-s.

“Ai ishte kthyer nga pushimet në veri të Italisë dhe nuk ndihej mirë. Ai është testuar pasi i ishin paraqitur simptomat të ngjashme me ethe dhe për momentin gjendet në izolim në shtëpi”, thuhet në deklratën e tyre, transmeton Indeksonline.

NATO-ja inkurajon të gjithë stafin e Brukselit që të punojnë nga distanca dhe “vizitat në grup” në zyrën e saj qendrore janë pezulluar.

Disa udhëtime të stafit, gjithashtu janë anuluar.

Sidoqoftë, NATO-ja këmbënguli se këto masa paraprake nuk do të prishin punën e saj pasi “kanë plane të forta të vazhdimësisë së biznesit, duke siguruar se puna jonë thelbësore të vazhdojë”./Indeksonline/