Zyrtari i parë i huaj që viziton FSK-në, pas miratimit të ligjeve për ushtrinë
Ministri i Mbrojtës së Malit të Zi, Predrag Boshkoviç ka arritur në Kosovë për një vizitë zyrtare.
Zyrtari nga Mali i Zi është pritur me nderim nga homologu i tij kosovar, Rrustem Berisha.
Ata aktualisht po zhvillojnë një takim në ndërtesën e MFSK-së, kazerma “Adem Jashari”.
Ndryshe, kjo vizitë vjen menjëherë pas votimit të tre projektligjeve në Kuvend që qojnë drejt formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës./Indeksonline/