75 Mall Live Search
10:05 / E Mërkurë, 11 Nëntor 2020 / A. M.

Zyrtari i PDK-së, mesazh Qeverisë: S’duhet të ketë mbyllje, nëse s’jepen subvencione për bizneset private!

Drejtor i Ekonomisë dhe Financave në Komunën e Kaçanikut, Bahri Selimi ka reaguar ndaj paralajmërimeve të Qeverisë së Avdullah Hotit për mbyllje totale të vendit.

Sipas tij, hapi konkret i ekzekutivit do të duhej të ishte ndihmesa për bizneset private.

“Nëse mbyllja totale e vendit është e domosdoshme shkaku i ndërmarrjes së masave anti Covid-19. Këtij vendimi duhet ti paraprijë ndarja e mjeteve buxhetore nga Qeveria për subvencionimin e bizneseve private baras me humbjet financiare të  parashikuara dhe atyre të ndodhura deri më tani.

Nëse jo, s’duhet të ketë mbyllje totale sepse sëmuremi ekonomikisht skajshmërisht”, ka shkruar ai në Facebook. /Indeksonline/