Zyrtari i pyjeve arrestohet në Kamenicë, legalizoi transport ilegal të druve
Një person është arrestuar në fshatin Shahiq, nën dyshimin për përfshirje në rastin e “Keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”, të mërkurën.
Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar një kamion të drejtuar nga një mashkull kosovar, i cili ishte i ngarkuar me dru. Dyshohet se drutë po transportoheshin ilegalisht nga territori i Serbisë drejt Republikës së Kosovës, shkruan IndeksOnline.
Gjatë verifikimit e dokumentacionit përcjellës, dyshohet se zyrtari i Agjencisë së Pyjeve në mënyrë të kundërligjshme ka bërë damkosjen e druve dhe lëshimin e fletëpërcjelljes.
Me vendim të prokurorit drutë i janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“KEQPËRDORIM I POZITËS APO AUTORITETIT ZYRTAR
Fsh. Shahiq, Kamenicë 13.05.2026-NN. Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar kamionin drejtuar nga një mashkull kosovar, të ngarkuara me dru-dyshohet se transportonte nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës. Gjatë verifikimit e dokumentacionit përcjellës, dyshohet se zyrtari i Agjencisë së Pyjeve në mënyrë të kundërligjshme ka bërë damkosjen e druve dhe lëshimin e fletëpërcjelljes. Me vendim të prokurorit drutë i janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/

