21:51 / E Hënë, 09 Tetor 2017 / indeksADMonline

Zyrtari i Qeverisë dënohet me gjithë djalë (Video)

Zyrtari i Qeverisë së Kosovës, Zahir Bajrami, është shpallur fajtor dhe është dënuar me 1 vit e gjysmë burg, ndërsa djali i tij Adriani me 10 mijë euro gjobë me kusht, dhe 1 vit burg me kusht për dy vjet verifikimi.

Zahir Bajrami akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa djali i tij, Adriani, për mashtrim, transmeton Klan Kosova.

Gjykata refuzoi kërkesën e prokurorisë që atij t’i ndalohet ushtrimi i profesionit.

Sipas aktakuzës, Zahir Bajrami përmes djalit të tij Adrian Bajramit më 9 shkurt të vitit 2017 i kishte marrë 10,000 euro të dëmtuarit Elsadat Musliji, duke i premtuar në këmbim ndikimin në Gjykatën e Apelit që Muslijit t’i hiqet dënimi me burgim.