75 Mall Live Search
19:14 / E Diele, 10 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Zyrtari i Vetëvendosjes: Turp për ata shqiptarë që e çuan vetë UÇK-në në gjyq ndërkombëtarë

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi ka thënë disa fjalë lidhur me ftesat e fundit të Gjykatës Speciale ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Në cilësinë e të dyshuarit Gjykata Speciale ftoi sot edhe Rexhep Selimin, deputet i Vetëvendosjes.

Zaimi me këtë rast tha se shqiptarët që votuan për krijimin e kësaj gjykate duhet të turpërohen, transmeton Indeksonline.

“Turp për ata shqiptarë që e çuan vetë UÇK-në në gjyq ndërkombëtarë përballë akuzave të poshtra e dosjeve të stisura në Serbi”, tha ai.

Postimi i plotë:

Turp për ata shqiptarë që e çuan vetë UÇK-në në gjyq ndërkombëtar përballë akuzave të poshtra e dosjeve të stisura në Serbi.

Gjithnjë përkrahim me respekt ata si Rexhep Selimi, që luftuan trimërisht për çlirim, nuk e turpëruan UÇK-në në paqe, e që tash përballen me valën e re të antishqiptarizmës.