75 Mall Live Search
12:03 / E Diele, 08 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Zyrtari i Vetëvendosjes, zbulon se kur do të arrihet marrëveshja mes LDK-së dhe VV-së

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri ka thënë se qëndrimi i Xhelal Sveçlës pranë Marko Gjuriqit, ishte për ta përfaqësuar dhe mbrojtur Kosovën.

Bahtiri përmes Facebook ka thënë se VV nuk ishte aty për ta ndarë Kosovën siç kanë bërë partitë e tjera ndërsa ka shtuar se nuk mund të kritikohet Sveçla nga ata që ia falen Malit të Zi 8200 hektarë tokë.

Ndër të tjera, Bahtiri, thotë se marrëveshja e LDK-së dhe VV-së për koalicion, do të arrihet javën e ardhshme.

“Për dallim prej tyre, Xhelali nuk ulet për të biseduar ndarjen e Kosovës, sepse ai as nuk blihet e as nuk shitet, as nuk mund të shantazhohet e as kërcënohet, sepse është i pastër si loti në aspektin privat e zyrtar. PAN-it po i dhemb se marrëveshja për koalicion do të arrihet javën që vjen, andaj nuk po lën guri pa lëvizur për ta penguar formimin e Qeverisë Kurti. Njëjtë siç dështuan ta ndalin fitoren e VV-së, ashtu do të dështojnë ta pengojnë formimin e Qeverisë Kurti”, ka shkruar ai.