Zyrtari i VV-së: Më e vështirë se asnjëherë më parë arritja e koalicionit LDK-VV

Arritja e një marrëveshje mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje duket se është më larë se asnjëherë.
As takimi i sotëm nuk ka dhënë ndonjë fryt, por duket se vetëm ka dëmtuar marrdhëniet mes dy partive, transmeton Indeksonline.
Zëdhënësi për media i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur vështirësi e përpjekje për formimin e koalicionit.
Statusi i plotë i tij:
Kurre s’ka pasur kaq veshtiresi e perpjekje ne formim te koalicionit, kjo eshte e vertete. Pikerisht ketu qendron fakti se po vendosen standarde te reja.
Lufta per karriga nuk mund te nderlidhet me negociatat per ndarje te posteve. Perkundrazi ata qe mendojne vetem karrigen me lehtesi japin gjithcka vetem per te mbetur aty.
Qytetaret sigurisht se presin sa me shpejte te formohet qeveria, por me shume presim te nise qeverisja e re. Me shume se perseritje te 20 vjeteve te fundit ata presin nje qeveri qe ka prerje te qarte me qeverisjet e kaluara. Ata kane votuar kunder se kaluares dhe Levizja eshte duke e ndjekur kete porosi. Ne jemi infrastruktura e ndryshimit prandaj dhe qytetaret shqetesohen sepse Levizja eshte e tyre.