14:45 / E Martë, 02 Qershor 2020 / indeksADMonline

Zyrtari labil i LDK-së nënshkruan peticionin për zgjedhje të reja

Kryetari i nëndegës më të madhe të LDK-së në Istog, Xhevat Demaj, ka nënshkruar peticionin e Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhja të reja.

Kryetari i nëndegës së Vrellës është parë sot në fshatin e tij duke nënshkruar peticionin e partisë së Albin Kurtit ku kërkohet mbajtja e zgjedhjeve të reja.

Demaj njihet ndër vite si person tejet labil në politikë.

Mbahet mend rikthimi i tij në LDK në fushatën e fundit të zgjedhjeve lokale në Istog, ani pse kishte armiqësi politike me Haki Rugovën.

Pasi ishte pajtuar me të parin e Istogut, Demaj menjëherë pas zgjedhjeve e kishte ofenduar rëndë Rugovën duke e quajtur tradhëtar e njeri të Rankoviqit.

Krejt kjo ishte bërë për shkak të tendereve që kohët e fundit Demaj s’i kishte marrë, ani pse njihet si njëri nga biznesmenët më të vyeshëm të LDK-së duke marrë shumë tendere nga komuna që udhëhiqej nga partia e tij. /Indeksonline/