Zyrtari më i lartë i sigurisë së Iranit thotë se Libani është një nga “vijat e kuqe” të Teheranit
Zyrtari më i lartë i sigurisë së Iranit paralajmëroi të dielën se Libani është qendror për qëndrimin e sigurisë rajonale të Teheranit, duke thënë se çdo shkelje e “vijave të kuqe” të Republikës Islamike nuk do të tolerohet, shkruan CNN.
Mohammad Bagher Zolghadr, sekretar i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, shkroi në X se “uniteti i fronteve ka krijuar një zinxhir sigurie në mbrojtje të rajonit”.
“Libani është gjaku ynë jetësor dhe çdo shkelje e vijave të kuqe të Republikës Islamike nuk do të tolerohet”, shtoi ai.
Komentet erdhën pasi Presidenti amerikan Donald Trump më herët të dielën i bëri thirrje Izraelit të mos e sulmonte Libanin, ndërsa Uashingtoni dhe Teherani po negociojnë një memorandum mirëkuptimi lidhur me luftën.
“Sulmi i kësaj mëngjesi ndaj Bejrutit nuk duhej të kishte ndodhur”, shkroi Trump në Truth Social. “Veçanërisht në një ditë të veçantë kur jemi kaq afër një Marrëveshjeje Paqeje me Iranin”.
Trump gjithashtu i tha analistit politik dhe të çështjeve globale të CNN-it dhe gazetarit të Axios, Barak Ravid, se nënshkrimi i memorandumit me Iranin mbetet në rrugën e duhur për të ndodhur më vonë të dielën, pavarësisht sulmit më të fundit të Izraelit ndaj Bejrutit. Në këto komente, Trump qortoi ashpër kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

