Majlinda pritet si mbretëreshë në Aeroportin e Prishtinës, doganierja fotografohet nga polici
Pritje madhështore i është bërë xhudistët kosovare, Majlinda Kelmendi në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari”.
Me të marrë bagazhin, ajo ka gëzuar gjitha shtresat që gjendeshin në Aeroport.
Indeksonline ka realizuar një fotografi ku shihet një zyrtar policor teksa fotografon një doganiere me Majlindën.
Ndryshe, xhudistja kosovare nga Minski i Bjellorusisë është kthyer me dy medalje, “Titullin e Kampionit të Evropës si dhe Medaljen e Artë.

