Zyrtari policor që vdiq sot në Prishtinë, është babai i prezantueses së njohur

Sot rreth oës 14:45, një zyrtarë policor dyshohet se ka bërë vetëvrasje në Prishtinë.
Sipas burimeve të IndeksOnline, bëhet fjalë për Alban Tolaj.
Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku vërehen pjesëtarët e familjes së tij duke u larguar nga vendi i ngjarjes.
Të njëjta burime kanë bërë të ditur se zyrtari policor që dyshohet se ka kryer vetërasje, është babai i prezantueses së njohur Elsa Tolaj.
Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhëndës polici për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ku njoftoi se mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarje, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje.
“Rreth orës 14:45, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 47 vjeç, zyrtar policor.
Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarje, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe me kujdes të shtuar po shqyrton të gjitha aspektet e rastit për ndriçimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje tragjike”, ka thënë Borovci./IndeksOnline/