Një zyrtar policor sulmohet në autoudhë afër Suharekës, pasi e paralajmëroi për rrezik nga mjegulla
Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën rreth orës 19:00 në autoudhën afër Suharekës është raportuar për një incident ku një zyrtar policor, jashtë detyrës zyrtare është sulmuar fizikisht nga një person i dyshuar.
Sipas njoftimit të policisë, viktima mashkull kosovar dhe zyrtar policor ishte duke lëvizur në autoudhë kur hasi në dy automjete të ndaluara në shiritin anësor. Ai është ndalur dhe ka ndërhyrë duke i paralajmëruar drejtuesit e mjeteve që të marrin masa sigurie, për shkak të mjegullës së dendur dhe rrezikut të mundshëm për aksidente.
Gjatë bisedës, njëri nga të dyshuarit ka sulmuar fizikisht zyrtarin, i cili më pas ka marrë trajtim mjekësor në QKMF Suharekë.
Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe aktualisht janë në kërkim të të dyshuarit.
“Autoudha, Suharekë 10.12.2025-19:00 . Viktima mashkull kosovar, zyrtar policor i cili ishte jashtë detyrës zyrtare dhe ishte duke lëvizur në auto udhë, ka hasur në dy mjete të ndaluara në shirit rrugor në autoudhë. Viktima është ndaluar dhe ka biseduar me shoferët për arsyen e ndaljes ku ai ka kërkuar që të marrin masa për siguri për shkak të kushteve atmosferike – mjegullës pasi mund të shkaktohet ndonjë aksident, pas bisedës me ta, i dyshuar e ka sulmuar fizikisht viktimën. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKMF Suharekë. Njësitet policore janë në kërkim të dyshuarit”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/

