75 Mall Live Search
11:02 / E Enjte, 11 Mars 2021 / k.v

Zyrtari preket me COVID-19/ Qendra për pajisje me dokumente në Fushë Kosovë kufizon ofrimin e shërbimeve

Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Fushë-Kosovë, një nga zyrtarët ka rezultuar pozitiv me COVIDIN-19.

Për shkak të rrezikut nga përhapja e COVIDIT-19, është marrë vendimi, që Qendra për Pajisje me Dokumente në Fushë-Kosovë, të mbyllet përkohësisht deri në një vendim tjetër.

Vetëm tërheqja e dokumenteve që janë të gatshme, mund të bëhet në këtë qendër.

Ndërsa, për të gjitha aplikimet për dokumente, qytetarët mund t’u drejtohen qendrave të tjera me të afërta.