75 Mall Live Search
22:12 / E Shtunë, 03 Gusht 2019 / indeksADMonline

Zyrtari tejkalon shpejtësinë, vozitë 160 km/h në magjistralen Pejë-Prishtinë

Aksidentet nëpër rrugët e Kosovës janë shtuar, ku shumë prej tyre po përfundojnë edhe me fatalitet.

Për çdo ditë, Policia në raportet 24-orëshe raporton për shumë raste të aksidenteve, ku këto ditë numri i tyre ka shkuar deri në 84 brenda ditës, transmeton Indeksonline.

Pavarësisht, planit operativ dhe gjobave që po shqipton, numri i tyre mbetet i lartë.

Ndërsa, ndër mosrespektuesit e rregullave në trafik, janë vozitësit, zyrtarë të institucioneve të ndryshme.

Një veturë me targa 3Z është parë duke vozitur sot në magjistralen Pejë-Prishtinë me shpejtë më të madhe se që është e përcaktuar me shenjë përkatëse.

Sic shihet në këto pamje të dërguara në redaksinë e Indeksonline, zyrtari në fjalë vozitë me shpejtësi deri në 160 km/h.

Si pasojë e aksidenteve në trafik kanë vdekur mbi 50 persona, ndërsa rreth 5 mijë janë lënduar./Indeksonline/