20:32 / E Enjte, 06 Gusht 2020 / indeksADMonline

Zyrtarisht shkolla e muzikës nga shtatori edhe në Kamenicë

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka njoftuar se qyteti i tij së shpejti do të bëhet me shkollë të muzikës.

Nxënësit që kanë vijuar mësimin në Gjilan, tani do të kenë mundësinë që shkollimin në këtë fushë ta ndjekin në komunën tonë, pa u shkaktuar shpenzime për të udhëtuar në një qytet tjetër.

“Zyrtarisht shkolla e muzikës nga shtatori edhe në Kamenicë???

Me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Hazirin dhe drejtorët e arsimit nga dy komunat nënshkruam marrëveshjen që dega e shkollës së muzikës të filloj funksionimin edhe në Kamenicë.

Nxënësit që kanë vijuar mësimin në Gjilan, tani do të kenë mundësinë që shkollimin në këtë fushë ta ndjekin në komunën tonë, pa u shkaktuar shpenzime për të udhëtuar në një qytet tjetër.

Falënderoj kryetarin Haziri për bashkëpunimin, ndërkaq uroj që marrëveshjet e tilla ndërkomunale të shërbejnë për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve tonë?

Urime për artistët tanë të rinj❤”, ka shkruar Kastrati./Indeksonline/