75 Mall Live Search
16:23 / E Mërkurë, 11 Shkurt 2026 / Z S

Zyrtarizohen emrat e drejtorëve në Malishevë

Tashmë kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati ka bërë të ditur emrat e drejtorëve komunal në Komunën e Malishevës.

Mirëpo sipas njoftimit të kryetarit të Komunës tashmë janë emëruar vetëm disa drejtorë/drejtoresha ndërsa Drejtoria për Administratë, Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm, si dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, ditëve në vijim do të plotësohen me drejtorët e rinj.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të komunës së Malishevës,

Sot, në kuadër të mandatit të ri qeverisës dhe me vendim të Kryesisë së partisë NISMA Socialdemokrate, kam emëruar kabinetin e ri qeverisës komunal.

Ky ekip përbëhet nga profesionistë me përvojë dhe energji të re, të cilët do të punojnë me përkushtim për zhvillimin e komunës dhe avancimin e shërbimeve për qytetarët.

Përbërja e kabinetit për mandatin e ri katërvjeçar është kjo:

Vesel Krasniqi – Nënkryetar i Komunës

Arbëreshë Krasniqi – Drejtoreshë për Arsim dhe Edukim

Amrush Helshani – Drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

Izet Hoti – Drejtor i Shërbimeve Publike

Avdi Morina – Drejtor i Urbanizmit

Blerim Thaçi – Drejtor për Buxhet dhe Financa

Syle Dukolli – Drejtor për Bujqësi dhe Zhvillim Rural

Rifat Mazreku – Drejtor për Gjeodezi dhe Kadastër

Mirlindë Gashi – Drejtoreshë për Pronë

Jakup Gashi – Drejtor i Inspektoratit

Teutë Mazreku – Drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport

Ndërsa, Drejtoria për Administratë, Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm, si dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, ditëve në vijim do të plotësohen me drejtorët e rinj, pas propozimeve nga partneri ynë qeverisës (LDK).

Të gjithë së bashku do të angazhohemi për transparencë, përgjegjësi dhe realizimin e projekteve që i shërbejnë gjithë qytetarëve tanë, pa dallim.