75 Mall Live Search
18:53 / E Enjte, 12 Qershor 2025 / Gj. Sh

Zyrtarizohet kalimi i talentit nga Kosova në Bundesligan gjermane

Skuadra e Baselit e ka konfirmuar largimin e talentit Leon Avdullahu.

Mesfushori kosovar nga sezoni i ardhshëm do të luaj te skuadra gjermane, Hoffenheim, shkruan IndeksOnline.

Transferimi i Avdullahut i ka kushtuar Hoffenheimit 8 milion euro.

“Që kur isha 14 vjeç, e kam veshur fanellën kuq e blu me krenari. Pas shtatë sezonesh në FCB, një kapitull i ri në Gjermani po fillon për mua. Të jem në gjendje të ndërmarr këtë hap pas dy titujsh me klubin të cilit i detyrohem kaq shumë, më duket si një ëndërr. Do të doja të falënderoja sinqerisht klubin dhe të gjithë tifozët për vitet e fundit fantastike – do të mbetem i lidhur me FCB përgjithmonë”, tha Leon Avdullahu për transferimin e tij në Hoffenheim.

Avdullahu sezonin e fundit me Baselin ka luajtur 39 ndeshje dhe ka shënuar një gol./IndeksOnline/