75 Mall Live Search
10:07 / E Martë, 21 Tetor 2025 / b l

Zyrtarizohet koalicioni, LDK e NISMA, bëhen bashkë në Fushë-Kosovë

Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë-Kosovës, Besnik Osmani ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Nismës Socialdemokrate për balotazhin që do të zhvillohet, më 9 nëntor.

Osmani përmes një postimi në Facebook nuk ka dhënë shumë detaje përkitazi me marrëveshjen e arritur.

“Vazhdojmë me NISMËN drejt fitores! Së bashku për qytetarët dhe të ardhmen e komunës sonë”, ka shkruar ndër të tjera Osmani.

Nga ana tjetër, kryetari i Nismës në Fushë-Kosovë, Driton Ademi ende nuk ka bërë ndonjë reagim lidhur me marrëveshjen e arritur./IndeksOnline/