75 Mall Live Search
08:11 / E Mërkurë, 07 Janar 2026 / G T

Zyrtarizohet marrëveshja e Neymarit me Santosin

Futbollisti i njohur brazilian, Neymar Jr ka vazhduar kontratën me Santos.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit nga Serie A e Brazilit, shkruan Indeksonline

“Neymar Jr-i vazhdon me ne për të shkruar histori edhe për një sezon tjetër”, shkruhet në postimin e faqes zyrtare të klubit brazilian.

Neymar Jr ishte rikthyer te skuadra e Santosit gjatë vitit 2025 nga Al Hilali.

Ai momentalisht është i lënduar dhe i është nënshtruar një operacioni, por pritet të rikthehet në fushë gjatë këtij muaji./Indeksonline/