75 Mall Live Search
14:45 / E Premte, 29 Janar 2021 / A. A

Zyrtarizohet Michael Nees te Kosova: Të punojmë shumë dhe të krahasohemi me kombëtaret e mëdha

Trajneri Michael Nees ka nënshkruar kontratë me Federatën e Futbollit të Kosovës për të udhëhequr Kosovën U21.

Gjermani zëvendëson Rafet Prekazin në postin e selektorit.

“Kemi punuar bashkë tashmë katër vjet dhe e njohim mjaft mirë njëri-tjetrin dhe lirisht mund të them se është krijuar besimi i ndërsjellë. Duhet t’i falënderojmë edhe trajnerët që kanë qenë më parë, e të cilët kanë bërë një punë të mirë, por ndonjëherë duhet të bëjmë ndonjë ndryshim dhe të largohemi nga komfort-zona”

“Kur kemi diskutuar muajin e fundit kemi arrit në konkluzion që ta bashkojmë aspektin teknik dhe sportiv. Gjithçka është e ndërlidhur njëra me tjetrën. Ne duhet të punojmë shumë dhe të krahasohemi me kombëtaret e mëdha. Besoj se do ta menaxhojmë këtë”, deklaroi Nees pasi mori detyrën.

/Indeksonline/